“Lule Barok”, ekspozitë e Agim Salihu në Shkup

Sot me 18 mars 2015, me fillim në orën 19:00, në Sallonin e ekspozitës Imperial 1 në Qendra Informative Kulturore – Shkup, do të hapet ekspozita e titulluar “Lule Barok”, piktura, nga piktori Agim Salihu nga Prishtina, Kosovë.

Në ekspozitë do të prezantohen grafika të punuara në teknikë të kombinuar, të krijuara vitet e fundit. AGIM SALIHU u lind në vitin 1951 në Prishtinë, Kosovë. Akademinë e Arteve Figurative – Degën e Grafikës e kreu në Prishtinë më 1977, ndërsa studimet postuniversitare në Akademinë e Arteve Figurative në Zagreb më 1979. Deri tani ka patur shumë ekspozita personale si në: Romë, Ausburg, Varberg, në muzeun Grosseto, etj. Është pjesëmarrës në shumë ekspozita ndërkombëtare, bienale, trienale si në: Lublanë, Lasgoë, Shtutgart,Venedik, Neë York, San Paolo, Tokyo, Barcelonë, Ëashington DC, Seul, Peking, Londër, Paris, Mixico City, Rio De Janeiro, Memphis, Honolulu – Haëaii, Douro Portugal, Puerto Rico, etj. Gjithashtu është shpërblyer me shumë çmime në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ekspozita do të zgjasë deri me 31 mars, 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button