Klasa e të privilegjuarve dhe klasa e të diskriminuarve!

Udhëheqësit shtetërorë, gratë dhe fëmijët e udhëheqësve në çdo sistem diktatorial dhe sistem me demokraci të brishtë, janë të privilegjuar.

Çdo shtet dhe regjim/sistem, e sidomos në sistemet diktatoriale apo në demokracitë e brishta që ndryshe quhen edhe demokracitë diktatoriale, kanë elitën e vet sociale. Shoqëria dhe shteti është e ndërtuar si hierarki. Është strukturë organizimi e trashëguar ndër shekuj. Sipas historisë së vjetër dhe moderne në krye të kësaj hierarkie sociale/shtetërore, kush qëndron në krye të hierarkisë, piramidës shtetërore/politike? Janë VIP-at, udhehëqësit, pushtetarët me influencë dhe fuqi ekzekutive që bëjnë dhe aprovojnë ligjet si u pëlqen dhe gëzojnë privilegjet që ja krijojnë vetes.

Pa dyshim me të gjitha privilegjet dhe ato privilegje ja krijon vetes nuk ja kërkon, nuk i merr as leje as aprovim askujt. Po sipas historisë, kjo klasë elitë për shkak se abuzon me këto të drejta dhe privilegje,
korruptohet, kriminalizohet dhe degjeneron në luks. Pastaj çfarë ndodh? Këto bien poshtë nga fiku, thyejnë qafen dhe përfundojnë keq.
Leksione nga historia, nga jeta dhe realiteti kështu është, pavarësisht se ku jeton dhe në çfare sistemi – shtet je, klasa e të privilegjuarve ekziston. Por siç thashë edhe më lartë, në sistemet diktatoriale dhe demokracitë e brishta, klasa e të privilegjuarve është shumë fish më e theksuar, sesa në sistemet e mirëfillat demokratike.
Sa më lart të ngjitesh në hierarkinë sociale/politike, aq më fort, bie poshtë kur bie nga fiku. Është diçka që shpresohet të ndodhë ta shikosh pasi ai i përket elitës së një kombi, dhe ja krijon vetvetes privilegjet pasi ka në dorë pushtetin politik dhe ekonomik.
Në këto sisteme diktatoriale dhe në sisteme me demokraci të brishta, pabarazia ka qenë, është dhe fatkeqësisht do vazhdojë të ekzistojë…Pse ekziston kjo pabarazi?Ekziston sepse këta njerëz kanë krijuar ato lloj sisteme, që të punojnë për interesat e veta dhe të një rrethi të ngushtë. Deri sa të ekzistojnë sisteme të tilla, në këto shtete do ekzistojnë dy klasa: klasa e të privilegjuarve (politikanët dhe VIP-at) dhe klasa e të diskriminuarve ( 95% e popullatës)!

Lajme të ngjashme

Back to top button