fbpx

Filmi “Përralla” i regjisorit Sabedin Aliu, pasioni flakërues i dashurisë që sfidon gjithçka

Filmi “Përralla” e regjisorit Sabedin Aliu është një krijim tipik regjisorial që fuqizon idenë e tij për dashurin e përzier mes përgjegjësisë dhe pasionit flakërues që sfidon gjithçka. Dualiteti apo dyshja shoqëruese në film është sa pjesë e karaktereve të ndryshme aq edhe e bashkëudhëtesës filmike e gërshetuar me elementët narrativë të tij.

Rrëfimi i një tregimi nga gjyshi Beni për mbesën e tij Nora është një dramë e vërtetë dashurie, por edhe njerëzore që sillet me plotë pasion nga aktorët: Sefedin Nuredini, Merita Çoçoli, Arsim Kaleci, Shpetim Beadini, Elmedina Ameti, Arnela Shabani ndërsa drejtor fotografie është Robert Jankuloski.

Filmi “Përralla” fletë për një histori të dhimbshme dashurie që gjyshi Beni i rrëfen mbesës së tij, Nora tregimin për dramën e dashurisë së  prindërve të saj, Agronin dhe Lenën.

Skenaristi  Haqif Mulliqi dhe regjisori Sabedin Aliu Aliu i sjellin publikut tregimin  e bukur të një dashurie me plotë sfida që del nga rrëfimi i gjyshit Beni. Aksidenti i babait, Agroni në rrugët e qytetit është  “përralla” më e trishtuar që do të dëgjojë vajza e vogël Nora nga  gjyshi Beni.

Dashuria rrëfyer për vajzën e vogël Nora , tregon për pasionin e fuqishëm  që do t’i bashkojë dy të rinjët Lena dhe Agroni e shtrirë në spital.

Filmi “Përralla” është projekti ambicioz i regjisorit Sabedin Aliu ku i gjithë emocioni i një rrëfimi për dashurinë përcillet me mjeshtri nga aktorët që luajnë në këtë film.

Për këtë prodhim kinematografik, i cili është financuar nga Agjencia për Film i Republikës së Maqedonisë, regjisorit Aliu i është dashur  rreth një vit për ta bërë këtë film.

Pasioni dhe kureshtja e një tregimi që i dedikohet vajzës për të kuptuar dashurinë e prindërve të saj, të mbanë po aq të lidhur që të bënë të përjetosh emocionet e vërteta të një drame dashurie që është po aq i prekshëm  për realitetin njerëzorë.

Adhuruesit e filmit gjithë këto emocione do të mund t’i ndajnë të enjten në sallën e  madhe të komunës së Tetovës, në orën 19 ku do shfaqet filmi “Përralla” i regjisorit Sabedin Aliu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button