Vidhen rreth 100 telefona celularë nga një dyqan në Strugë

Një autor i panjohur ka kryer plaçkitje të rëndë në një dyqan për shitjen dhe servisimin e telefonave celularë “Deni mobil” në Strugë, njofton SPB Ohër. Plaçkitja është kryer pardje me thyerjen e xhamit të derës hyrëse, ndërsa autori ka marrë telefona celularë dhe një lap­top.

“Ai në mënyrë joligjore i ka marrë rreth njëqind telefona celularë të markave të ndryshme të sjella për riparim si dhe dy telefona celularë të rinj të markës Ajfon­ 5­C, tre telefona celularë të markës  Ajfon­4­C, një telefon celular i markës “LG­F­50”, një telefon celular i markës “Soni Erikson ­ST­ 26″ dhe një lap­top i markës Acer”, njoftoi zëdhënësi i policisë, Stean Dimoski. Në vendngjarje është kryer ekspertizë ndërsa stacioni policor në Strugë punon në ndriçimin e rastit dhe gjetjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button