Protesta para RTVM-së, televizioni të emitojë inçizimet e opozitës

Në protestën e djeshme para RTVM-së kanë dalë një numër I madh qytetarësh të cilët kanë kërkuar që televizioni të ndalojë që të mbrojë regjimin dhe të filloi të punojë në interes të qytetarëve. Lideri i shoqatës “Dostoinstvo”, Stojançe Angellov tha se nuk do të tërhiqet lufta për RTVM-në dhe se protestat do të jenë më masovike nga dita në ditë.

Ai para televizionit kërkoi dorëheqjen e Prokurorit publik Marko Zvrlevski i cili nuk ka pranuar të bisedojë për ndalesën e emetimit të incizimeve të opozitës nga an e televizionit.

“Regjimi nuk rrënohet për një javë. Ejani me  mijëra që të ju tregojë se si do ta rrëzojmë regjimin Brenda natës. Apeloj deri te Prokurori jo legjitim, Zvrlevski që të mos fshihet nga unë. Ai kishte frikë dhe turp të takohet me mua”, tha Angllov.

Lajme të ngjashme

Back to top button