Arrestohet presidenti i Parmës

Ka përfunduarnë pranga presidenti i Parmës, Giampetro Manenti, i cili po akuzohet për shpëlarje parash

Arrestimi u krye në një operacion që nisi në orët e para të mëngjesit nga një sektor i Policisë Tatimore të Romës me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit italian. Bashkë me numrin një të Parmës janë arrestuar edhe 21 persona të tjerë.

Mes krimeve për të cilat akuzohen të arrestuarit janë dhe ato të vjedhjes si dhe autoriciklimit, pra pastrimit të parave me rrethanën renditëse të përdorje së metodave mafioze.

Operacioni i emërtuar “GFB-Oculus” që po kryhet nga Policia Tatimore e Romës ka përfshirë dhe mbi 60 kontrolle që janë kryer në gjithë territorin italian.

Veprat penale për të cilat akuzohet Manenti janë vërtet të rënda dhe përfshijnë veç atyre të lartpërmendura dhe përdorimin e kartave falso, mashtrimit informatikë, si dhe bashkëpunim në organizatë kriminale sipas metodave mafioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button