BIK-u e shkarkon imam Shefqet Krasniqin

Bashkësia Islame e Kosovës e ka shkarkuar nga puna Shefqet Krasniqin, që ishte imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Këtë e ka thënë vet hoxhë Krasniqi, gjatë një interviste në një radio, transmeton qik-u. Ai ka thënë se pas janarit nuk po ligjëron më në këtë xhami, shkaku i shkarkimit të tij.

Por, hoxha në fjalë thotë se përkundër që nuk është më imam në ndonjë xhami, ai do të punojë dhe shërbejë në të mirë të xhematit dhe se nuk synon poste.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka qenë një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar për prishje të rendit kushtetues. Ai ka qenë i arrestuar me grupin e imamëve më 17 shtator të vitit të kaluar.
Ndërkohë ishte liruar nga paraburgimi dhe i ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Por edhe kjo masë më vonë i ishte zbutur dhe zëvendësuar me paraqitje në polici një herë në javë. Atij po ashtu i është ndaluar kontakti me persona të caktuar dhe mbajtja e ligjëratave në ambientet e kulteve fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button