Qeveria do të “mbrohet” me rrethojë prej baroku me vlerë prej 700 mijë eurove

Kompania Bayer BG DOO Shkup e ka fituar tenderin për vendosjen e rrethojës që do të kushtojë 43.087.604 denarë ose rreth 700.000 euro, në Qeveri. Pas fasadës së re me shtylla antike Qeveria do të rrethohet edhe me rrethojë të të njëjtit stajling që do ta plotësojë ambientin.

Në tender janë paraqitur pesë kompani, ndërsa njëra nga kriteret kryesore për fitimin e tenderit ishte çmimi i ulët.

Rrethoja së bashku me rekonstruimin e objektit të qeverisë e ka tejkaluar shumën e paraparë prej 16 milion euro.

111

Lajme të ngjashme

Back to top button