fbpx

Qeveria do të harxhojë miliona euro për biografinë e Aleksandrit dhe Titos

Marshall Tito, Aleksandri i Madh, Bizmarku, Pjetri i Madh, Karlos Slim, njeriu më i pasur i botës, Atila Hunski, janë disa nga personazhet biografitë e të cilëve, Ministria e kulturës, do ti përgatisë për qytetarët e Maqedonisë.

Ndër 150 vepra të përzgjedhura për përkthim janë përfshirë biografitë e liderëve komunist si Tito dhe Hrushçov, pothuajse biografitë e të gjithë presidentëve amerikan deri te historitë e themeluesit të Tëitter-it, Amazon, të Bitels-ave, Princeshës Grejs dhe të Agata Kristi.

Në konkurs janë edhe librat e shkencëtarëve, shkrimtarëve, regjisorëve dhe muzikantëve. Ndër to dy libra të Pablo Nerudas, ndërsa qeveria do ti financojë edhe dy libra të Josip Broz Titos.

Bëhet fjalë për gjithsej 150 libra, për të cilat Ministria e kulturës do të harxhojë pothuajse 1 milion euro ose 57 milion e 147 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button