Nënë e bijë dhe rivale

Ngjajnë si dy shoqe, edhe pse në fakt janë nënë e bijë. Ato janë Eli Fara dhe e bija e  vetme e këngëtares, Marina.

Kjo e fundit edhe pse nuk ka të bëjë aspak me fushën e artit kujdeset maksimalisht për pamjen, duke ndjekur kështu gjurmët e së ëmës. Duket si një “rivalitet” mes tyre, madje shpesh nuk i dallon dot se cila prej tyre është në foto.

Por kur sheh me vëmendje fotografitë, jo vetëm kur ato janë bashkë, por edhe të ndara, e bija e këngëtares nuk e fsheh që ndjek modelin e së ëmës, e kjo e fundit të “vjedh” pak nga freskia e Marinës.

Përpos “pasurisë” gjenetike që trashëgon, Marina përpiqet që të mbajë trupin në formë me sport, edhe e ëma po ashtu, duke vërtetuar kështu thënien e vjetër, “e bukur si e ëma dhe e bija”.

Lajme të ngjashme

Back to top button