Plenumi i nxënësve: Na kërcënojnë me largimin e prindërve nga puna nëse protestojmë

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme janë ankuar se po ju bëhet presion për shkak të paralajmërimeve për organizimin e një marshi protestues të enjten në Shkup, kundër matematikës si lëndë e obligueshme në maturën shtetërore.

“E njoftojmë opinionin e gjerë se në prag të marshit që do të organizohet nga ne nxënësit në fund të kësaj jave në të gjitha qytetet e vendit, nxënësit që janë pjesë e Plenumit të nxënësve janë ballafaquar me kërcënime të ndryshme dhe presione. Kërcënimet kanë qenë më qëllim pengimin e marshit, ndërsa përmbajnë dhunë, gënjeshtra për dënime në shkollën ku mësojmë, kërcënime se do të na ndalohen ekskursionet si dhe kërcënime se do ti largojnë nga puna prindërit tonë”, thonë nga Plenumi i nxënësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button