Renova dëshiron finalen e Kupës

Sot luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Dueli më interesant do të zhvillohet në stadiumin e qytetit “Filipi i Dytë” në Shkup, ku takohen Renova kundër Rabotniçkit.

“Do të zbresim në fushë me lojtarët më të mirë, ata të cilët kanë luajtur në tre ndeshjet e para të sezonit pranveror. Na mungon vetëm Mecinoviq, por do të gjejmë zëvendësim për të. Me rëndësi është të koncentrohemi në lojë ndaj Rabotniçkit dhe të marrim rezultat pozitiv. Për Renovën janë shumë me rëndësi kupa dhe kampionati”, deklaroi Qatip Osmani.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale përballen Horizont Turnova dhe Teteksi. Të dy ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button