Facebook: Autoritetet maqedonase kanë kërkuar të dhëna për tetë persona

Autoritetet maqedonase në gjashtë muajt e fundit të vitit të kaluar kanë ngritur pesë kërkesë për marrjen e të dhënave për tetë shfrytëzues dhe profile në rrjetin social Facebook, qëndron në raportin e fundit të kompanisë.

Sipas të dhënave të rrjetit më të madh social, që kanë të bëjnë me kërkesat e qeverive botërore për të dhënat dhe shfrytëzuesit e tyre, vërehet rënie e vogël në kërkesat e autoriteteve maqedonase, të cilat në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 kanë ngritur 10 kërkesa për 12 shfrytëzues apo profile, lidhur me veprime kriminale.

Facebook njofton se rritje më e madhe të kërkesave në lidhje me të dhënat për shfrytëzues lidhur me veprime kriminale apo me publikimin e përmbajtjeve të ndaluara vërehet në Indi dhe Turqi ndërsa në SHBA është zvogëluar prej 15.443 14.274.

Lajme të ngjashme

Back to top button