Shkup, muaji i frankofonisë spikat kuzhinën franceze dhe sportin

Gastronomia franceze dhe sporti këtë vit do të jenë në fokus të shënimit të muajit mars si muaj i Frankofonisë që i organizon Ambasada e Francës dhe Instituti francez në bashkëpunim me shumë shkolla të mesme dhe komuna në shtet.

Më 19 mars Maqedonia do të përfshihet në ngjarjen me titull “1000 kuzhinierë gatuajnë nga 1000 meny në pesë kontinente”, me darkë përkushtuar kuzhinës franceze, e cila do të mbahet në restorantin e Shkupit “Barbakan”. Në atë darkë do të shërbehen vetëm specialitetet franceze ndërsa më 21 mars në kryeqytet do të mbahet edhe garë “Vrapo për Frankofoninë”.

Ambasadorja franceze në Maqedoni Lorens Oer në konferencën e sotme për shtyp me rastin e promovimit të dy ngjarjeve theksoi se qëllimi i tyre është zhvillim i dialogut të kulturave jo vetëm përmes mësimit të gjuhëve por edhe përmes sportit dhe mësimit të përbashkët për vlerat dhe traditat e të dy popujve.

Ideja për prezantimin e kuzhinës franceze, tha ajo, është e ministrit francez të Punëve të Jashtme Loran Fabius dhe me të praktikisht më 19 mars, njëkohësisht mijëra gatues të kuzhinave do të përgatisin mijëra meny me specialitete të njohura franceze tradicionale në mbarë pesë kontinentet.

“Nuk deshëm që Frankofonia të kuptohet si diçka akademike, por të jetë frankofoni, e cila është e gjallë, e cila i tërheq të rinjtë, e cila është bartëse e të ardhmes dhe e cila është gjerësisht e përhapur. Ne si francezë jemi të njohur në mbarë botën se duam mirë të ushqehemi, të pimë verë të mirë, ndërsa në vitin 2010 kuzhina franceze ishte shpallur nga UNESKO për trashëgimi kulturore botërore”, tha Oer.

Drejtoresha e Instituti francez Izabel Marki-­Barbo, sërish, i ftoi të gjithë në moshën mbi 15 vjeçare t’i bashkëngjiten manifestimit “Vrapo për Frankofoninë”, garë e solidaritetit në nder të Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë në Maqedoni që do të mbahet të shtunën.

Gara “Vrapo për Frankofoninë” është garë katërkilometërshe e cila do të fillojë nga parku i Frankofonisë në parkun e qytetit në Shkup, ndërsa do të përfundojë para City Mall. Paraqitja për pjesëmarrje bëhet në hapësirat e Institutit francez ose në ueb faqen e saj më së voni deri më 18 mars. Gara është përkrahur nga qyteti i Shkupit, City Mall Shkup, Carrefour dhe Federata e Atletit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button