Bashkëshortja jep detaje nga jetesa me Dr Florin. Zbulohet kur del kënga e tij e fundit

Bashkëshortja e Doktor Florit, Blerina, ka treguar ditën e sotme mënyrën se si ajo është njohur me bashkëshortin e saj, këngëtarin e ndjerë që ndërroi jetë më 17 nëntor të vitit të kaluar, si dhe detaje nga jeta e tij, nëpërmjet disa fotografive të vendosura në studion që mban emrin e Dr. Florit.

“Ne u takuam rastësisht nga shoqëria e përbashkët. Pas takimit të parë, çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Ishte i pari dhe nuk u ndamë më kurrë, deri tani. Kalonim gjithë kohën thuajse bashkë. Më shumë tek Flori më tërhoqi sportiviteti. Ishte shumë i vërtetë”,- ka thënë Blerina për “Takimi i pasdites”, dhe lotët i bien nga sytë.

Ajo ka folur për marrëdhënien e këngëtarit me të bijën. Duke treguar një fotografi, në të cilën Flori shfaqet duke luajtur me Klatrinën, Blerina shprehet:

“Këtu janë në verën që iku me Kaltrinën tek lodrat në Vlorë. Tregon sa i lidhur ishte me Kalrtinën. Futej dhe në botën e fëmijëve për ta kënaqur, gjë që i mungon shumë vajzës”.

Në një fotografi tjetër shfaqet ajo bashkë me Florandin dhe Danielin, djalin e tyre të vogël, i cili ishte në inkubator për shkak të lindjes së parakohshme. Një nga fotografitë më të preferuara të Florit dhe që njëkohësisht e bënte atë të ndihej krenar, ishte një shkrepje në Kishë bashkë me të bijën.

“Këtu, në Kishë. Janë pa mendje. Ishte një moment shumë i rëndësishëm, krenohej”,- thotë Berina.

Ajo tregon edhe për tatuazhin e këngëtarit, i cili mbante në pjesën e sipërme të krahut një top basketbolli me numrin 23 brenda.

“Janë momente që tregojnë shumë. Tatuazhin kishim menduar ta bënim kur ishim jashtë. Topi me numrin 23është shumë domethënës. 23-shi është numri që mbante Majkëll Xhordan si dhe ditëlindja e Kaltrinës”,- tha Blerina, ndërsa tregoi se të njëjtin tatuazh e ka bërë edhe ajo, në pulsin e dorës.

“E bëra këtë ditëlindje, për Florin, ta kisha kujtim”,- u shpreh bashkëshortja e këngëtarit. Ndërkohë, Albani, një nga bashkëpunëtorët e Dr. Florit bëri me dije se brenda muajit mars do të dalë edhe kënga e fundit e këngëtarit të larguar nga jeta, me zërin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button