Në Boston, bora afër tri metra

Me gati tre metra ka mbuluar bora qytetin amerikan Bostonit, kështu duke thyer rekordet e borës në këtë rajon, lajmëron Shërbimi kombëtar meteorologjik.

Me 7,3 centimetra që ra në fundjavë, bora tani ka arritur në 275,8 centimetra në dimër, që është më shumë se rekordi i mëparshëm me 273,3 gjatë dimrit të vitit 1995-1996.

Në qytet ka aq shumë dëborë sa që është e pamundur të pastrohet, rrugët janë të mbuluara me borë.
Pothuajse e gjithë bora ka rënë në shtatë javët e fundit. Me rritjen e temperaturës, rritet edhe frika e përmbytjeve kur bora të fillon të shkrihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button