Kjo nuk është e drejtë!

Në jetën tonë të përditshme ndodhin shumë gjëra të çuditshme. “Të çuditshme” them, pasi që nuk i kap truri I shëndoshë i njeriut, si gjëra normale. Ndodh gjithçka, mirëpo asgjë nuk mund të krahasohet me një gjë: “sjellje katastrofale me prindërit”. “ Katastrofale” pasi që prindërit në ditët e sodit trajtohen mizorisht nga fëmijët e tyre. Pa sjellje, pa respekt, pa konsideratë, pa mëshirë, pa dashuri…Mjerim i madh për ta.

Prindi (nëna dhe babi) i çdo fëmije, me gjithë forcën e tij, orvatet, që gjithë jetën, fëmiut të vet ti ofrojë çdo gjë. T’ia plotësojë çdo kërkesë. Mos ta dallojë nga shoqëria. T’ia plotësojë çdo kusht që e kërkon jeta e përditshme.

Babai mundohet me gjithë fizikën dhe psikikën e tij që të sigurojë çdo kërkesë të fëmijëve të tij. Ndërsa nëna psiqikisht por edhe fizikisht mundohet që në momentet  edhe para lindjes së foshnjës. Ajo ka mundime të lloj-llojshme. Por, mbas lindjes së fëmiut mundimet e saj shtohen edhe më shumë…

Duke mos dashur të bëjmë dallime midis babait dhe nënës, sepse të dy janë prindër dhe kontribuues për jetën e fëmiut të tyre. Por, nëna zë një vend të posaçëm në jetën e fëmiut.

Ajo gjumin e saj e prish që para lindjes së fëmiut. Ajo rehatinë e  lë para lindjes së tij, duke mos  kënaqur  fizikën e saj as me ushqim të preferuar, as me ajër, as me lëngje, as me gjumë, as me frymëmarrje të rehatshme. Ndërsa psikika e saj çrregullohet  për shkak të çrregullimeve hormonale gjatë shtatzënisë. Mirëpo, rehatia e saj vazhdon të keqësohet  më shumë mbas lindjes. Ajo derisa që foshnja të përshtatet me ambientin e jashtëm asgjë nuk bën tamam. Ajo shumë brengoset edhe nga një temperaturë më e vogël e foshnjes. Nga dobësia e tipit të foshnjës, e kështu me radhë. Gjumi I saj nuk bëhet rehat asnjëherë. Ajo deri në moshë adoleshente të fëmiut, ngritet herët për të përgatitur dhe përcjellë për në shkollë fëmiun e saj. Ajo kujdeset për larjen, ushqimin dhe edukimin e fëmiut të saj, me mundësitë që ajo ka. Ajo, fëmiun e saj e vë në vendin më të çmuar në familje…

Edhe kur të hysh në moshë madhore, pjekurie, por edhe atë të moshuar, nëse janë gjallë, prindërit vazhdimisht “mbajnë gajle”, brengosen për fëmiun e tyre. A ka? A nuk ka? A i arrin për ushqim, për veshmbathje? A i arrin për fëmijët e tij apo saj? Është i sëmurë?  Është i mërzitur?…Vazhdimisht mendojnë dhe brengosen për të mirën e fëmiut të tyre…

Por, mjerisht thënë: ditët e sodit prindërit ose pleqtë, rrinë vetëm në shtëpia të tyre ose janë të nëpërkëmbur nga fëmijët e tyre. Disa, nuk kanë as kafshatë buke për të ngrënë, e ndërsa gjenden në një moshë tepër të thyer, saqë mezi ecin, sepse shëndeti i tyre është dobësuar dukshëm. Janë të pa larë. Të pa pastër. Pa higjienë nëpër shtëpia të tyre, saqë të zihet fryma nga papastërtia në të cilën jetojnë. Nuk kanë as ujë kush tu afrojë për të pirë e për të lagur fytin, dhe mbajtur shpirtin gjallë. Të tjerë, pos këtyre që I përmendëm, ata edhe janë të rrahur nga fëmijët e tyre. Të torturuar fizikisht dhe psiqikisht. Gjendje të cilën nuk e tregojnë në publik për shkak të  turpit që do të kenë në shoqëri. ..Të tjerë, të lënë fare vetëm, duke u ikur fëmijët e tyre në kurbet dhe duke mos u paraqitur as në telefon për ti pyetur se si janë ose çfarë nevoje kanë!

Sa jetë e dhimbshme dhe e pa dëshiruar! Gjersa, Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ‘of (oh), as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-24).

Dhe pyetem: Këta sjellje të pa moralshme ndaj prindërve vijnë si rezultat I mos frikës dhe mos respektit ndaj Krijuesit tonë. A do të vepronte ashtu një fëmijë ndaj prindit të vet nëse kishte pasur dashuri të madhe ndaj Krijuesit të tij? Nëse e kishte respektuar dhe e kishte pasur frikë Atë, sepse hidhërimi i Tij mund të sjellë dënime të dhimbshme, a do të kishte vepruar  kështu?! A nuk ka fëmijë i njejti që po sillet kështu?! A mendon se do të kalojë aq lehtë, pa mos e provuar të njejtën në lëkurën e tij?! A ulet dikush dhe të shikojë pleqtë me vëmendje.: si flasin, si sillen, si veprojnë?! A i analizon dikush këta gjëra dhe të thotë me vete: Një ditë edhe unë do të jem në vendin e tij apo saj! E nëse s’më mëshiron Zoti, atëherë edhe unë do të pësoj të njejtën.

Sprova është gjë tjetër. Mirëpo mirësia doemos që të kthehet me mirësi, kushedi se çfarë prindi jot mirë që të kesh. Sepse, dimë edhe raste që fëmijët janë rritur në mizori dhe me prindër jo të mirë. Por, prindi përsëri mbetet prindër.

Dhe në fund kisha thënë se: çdo prindër, sido që të ketë qenë ndaj fëmiut të vet, meriton mëshirë, durim dhe dashuri, për hir të faktit se po të mos ishte ai dhe ajo (nëna dhe babai) ti as që do të ishe njoftuar me këtë botë dhe as që do të kishe pasur mundësinë të jeshë ai ose ajo që je sot!

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pasi vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Lukman, 14).

Inspiruar nga disa situate dhe gjendje të disa prindërve në shoqërinë tonë shqiptarë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button