Kënga e Maqedonisë në Eurosong (VIDEO)

Sot edhe zyrtarisht u promovua video- klipi i këngës “Autumn leaves” (Gjethet e Vjeshtës), me të cilën Daniel Kajmakoski do të performoj në “Evrovizion” këtë vit në Vjenë të Austrisë.

Versionin anglisht të këngës, tekstin dhe muzikën i bëri suedezi Joakim Person, ndërsa aranzhimin dhe produksionin i bëri Robert Bilbilov.

– Sinqerisht besoj në Robert Bilbillov, ai është gjeni e vërtetë dhe person kreativ. Jam i lumtur që bashkëpunoj me atë dhe mendoj se tani kënga ngjalli emocione duke i vënë theks përmbajtës, me historinë time të vërtetë – tha Kajmakoski.

Danieli me 19 maj do të performoj në natën e parë gjysmëfinale në “Evrovizion”, ndërsa finalja e madhe është caktuar për 23 maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button