Kërkesat për subvencione deri më 31 tetor të vitit 2013

Afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione që duhej të përfundojë me datën 30 të këtij muaji, prolongohet deri më 31 tetor, njoftoi Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat.

“Afati i vazhduar për aplikim do të kontribuojë për përfshirje të plotë të ekonomive bujqësore në procesin e dorëzimit të kërkesave. Në qoftë se ndonjë ekonomi bujqësore nuk e ka realizuar të drejtën e pagesave të gatshme pas kërkesës së dorëzuar deri në vitin 2012, për shkak të shlyerjes së këtyre detyrimeve me vonesë, do të mund ta realizojë këtë vit me dorëzimin e kërkesës së posaçme e cila mund të merret në njësitë rajonale të ministrisë”, thuhet në kumtesë.

MBPEU i përkujton të gjithë ekonomitë bujqësore, kërkues të subvencioneve, se afati për shlyerje të detyrimeve në bazë të kompensimit ujor dhe kompensimit për shfrytëzim të kullosave përfundon më 31.10.2013. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button