Brukseli i ul bashkë LSDM dhe VMRO në një tavolinë?

Deri në fund të muajit pritet që të mbahet takimi i parë ndërmjet bashkëpunëtorëve më të ngushtë të krerëve të LSDM-së dhe VMRO-së, me deputetë evropian në Bruksel në Parlamentin Evropian, shkruan Nova, transmeton SHENJA.

Sipas informacioneve, tre deputetë evropian që kanë vendosur t’i ndihmojnë Maqedonisë, të gjej zgjidhje për të dalë nga kriza politike, kanë vendosur të dërgojnë ftesa deri tek partitë politike në Maqedoni, të vijnë në Bruksel dhe ta mbajnë raundin e parë të bisedimeve së bashku me deputete e PE-së.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë bashkëpunëtorët më të afërt të liderëve të dy partive të cilët do të merrnin mandatin  për t’i udhëhequr bisedimet në mënyrë konstruktive.

Është e njohur se bëhet fjalë për sllovakun Edvard Kukan nga grupi parlamentar demokristian, britanikun Riçard Hovit nga grupi i socialistëve dhe sllovenin Ivo Vajgl nga grupi i liberalëve.

Deri tani ata nuk kanë marrë ndonjë përgjigje precize nga VMRO-ja dhe LSDM-ja për këtë ftesë, por vlerësohet se kjo do të ishte mundësi e mirë për fillim të bisedimeve të cilët do të duhet të sjellin zgjidhje të krizës.

Lajme të ngjashme

Back to top button