Shqiptari i thotë të birit: Më jep çelësat e shtëpisë se do iki të vras mamin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sesto San Giovani të Milanos në Itali.

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nën dyshimin se ka detyruar të birin adoleshent ti japë çelësat e shtëpisë dhe se më tej do të vriste bashkëshorten.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari, pasi gruaja e kishte nxjerrë nga shtëpia, kishte shkuar tek shkolla e të birit dhe i kishte thënë atij tio jepte çelësat dhe më tej se do tia vriste mamanë.

Adoleshenti, i tronditur nga fjalët e babait, ka lajmëruar mamanë dhe policinë.

Policia e ka arrestuar shqiptarin në banesë të vetëm gjysmë-lakuriq, ndërsa gruaja kishte ikur që aty.

Shqiptari është shoqëruar në polici dhe akuzohet për tentativë vrasje./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button