SHBA do të publikojë argumente për sulmin në Siri

Në prag të sulmeve të paralajmëruara  ajrore mbi Sirinë, autoritetet amerikane me disa media e ndanë informacionin se  shërbimet sekrete amerikane me siguri konfirmuan se regjimi sirian është përgjegjës për sulmin me armë kimike mbi disa paralagje në Damask ku ishin vrarë me qindra civilë.

“Uashington post” duke iu referuar burimeve në administratën e presidentit Barak Obama, publikoi se argumentet që SHBA-ja  i posedon do të publikohen për opinionin.
“Administrata planifikon që t’i publikojë argumentet me siguri të enjten”, shkruan gazeta.

E enjtja është dita kur pritet që të fillojë edhe sulmi mbi Sirinë, sipas informacioneve paraprake të bëra publike për opinionin  nga administratat e Obamës. Sipas gazetës, Obama e përjashtoi mundësinë që  kryengritësit që tashmë dy vjet luftojnë kundër regjimit të diktatorit sirian Bashar al Asad, të jenë fajtorë për sulmin kimik.

Sipas informacioneve amerikane, vetëm regjimi posedon armë kimike dhe mund t’i përdorë në mënyrën që ishin përdorur javën e kaluar.

Burime në administratën amerikane informojnë se SHBA-ja ka të dhëna precize për rrjedhën e ngjarjeve  në prag të sulmit.
Paraprakisht Shtëpia e Bardhë informoi se shërbimet sekrete të SHBA-së kanë konfirmuar rritje të nivelit të aktivitetit në bazën ushtarake në  të cilën Siria ruan armë kimike, para së të kryhet sulmi, i cili është më i madhi në serinë e sulmeve me  armë kimike që Asadi e ka kryer ndaj kryengritësve./ Alsat

Lajme të ngjashme

Back to top button