Sulmi në Siri, Rama: Qeveria e re do mbështesë ushtarakisht NATO

Në një kohë kur një nderhyrje ushtarake në Siri është gjithnjë e më e afërt, Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama tha sot se Shqipëria do të mbështesë Aleancën Eurotlantike në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund vrasjeve në Siri.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia rozë, Rama theksoi se duhet ndalur marrëzia vrastare ndaj popullit sirian.

“Në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do të jetë unanim përballë çdo kërkese që do të vijë nga NATO dhe do të jemi të pakursyer për të qëndruar pranë popullit sirian në këtë moment të vështirë.”- theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button