Mehmeti: Ligji i letërnjoftimeve do ta pësojë fatin e Ligjit për “Branitellat”

Pas garancisë së dhënë nga Talat Xhaferi se nuk do të lejojë Bashkimi Demokratik për Integrim të miratohet Ligji i letërnjoftimeve edhe pse dje kaloi në lexim të parë në Parlament, ka komentuar edhe deputetja e kësaj partie, Ermira Mehmeti.

“Për të ashtuquajturit ‘branitella’, me entuziazëm përgatitëm mbi 15.500 amandamente dhe diskutuam pa ndalë me orë, ditë, javë e me muaj të tërë. Për pasojë, propozimi asnjëherë nuk arriti të bëhej ligj. Kemi kondicion, kemi kreativitet, kemi vendosmëri, por me e rëndësishmja, kemi argumentet, por edhe votat për të pamundësuar miratimin e Ligjit për letërnjoftime. Për sqarim, ky ligj votohet me parimin e Badinterit.” komenton në profilin e saj në Facebook, Ermira Mehmeti.

LEXO: PDSH akuzon BDI: fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Si ligjet tjera diskriminuse per shqiptaret edhe ky ligj do te votohet nge grupi juaj parlamentar kot ngreni pluher vetem per marketing politik qe vec e keni humbur me skandalin e pergjimeve.Tash veproni te shashtisur s,dini ka te anoni nga partneri kualicionit apo opozita maqedone.z

Back to top button