Shilegov: Pse Gruevski interesohet për firmat nga Belize dhe Lugano?

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov thotë se Gruevski nga pozita e kryeministrit u fsheh pas komunikatës me të cilën arsyetohet se pronësia e tij është lajmëruar në listën anketuese.
“Gruevski duhet të u sqarojë qytetarëve pse në mënyrë histerike interesohet për pronësin e firmave nga Belize dhe Lugano. Gruevski nuk tregoi, por e ka për obligim të sqarojë për qytetarët se çfar i ka interesuar atij dhe të tregojë se sa hapësirë do të përfitojnë këto firma. Si mundet që drejtuesit e këtyre firmave të jenë njerëz të afërt me Nikolla Gruevski”, thotë Shilegov.
Shilegov thotë se Gruevski ka gënjyer anëtarësin për protestë për kishen ndërkohë kushëriri i tij Mijallkov ka biseduar për blerjen e këshilltarëve të komunës Qendër me qëllim që të fitojë shumicën.

Lajme të ngjashme

Back to top button