Brazili lëshoi himnin tonë kombëtar për Majlindën

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, pasi e mposhti brazilianen Erika Miranda në finale të Kampionatit Botëror, ajo u stolis me medaljen e artë përderisa në sfond u lëshua himni jonë kombëtar.

Majlinda jo vetëm që arriti të triumfonte në Kampionatin Botëror duke fituar medalje të artë, ajo arriti ta bëjë atë që asnjë sportist tjetër nuk e arriti kurrë, të kurorëzohet me muzikën e himnit tonë kombëtar!

Majlinda në këtë garë pati të vendosur edhe logon e Republikës së Kosovës në kimonet e saj, përderisa kur u ngrit në podium për të pranuar medaljen, asaj iu mbushën sytë lotë kur e dëgjoi himnin e vendit të saj.

Majlinda arriti të dëshmojë diçka që shumë politikanë tanë e kanë neglizhuar që një kohë të gjatë, ajo e dëshmoi se ndonjëherë sporti është rruga më e mirë për të lobuar për vendin tonë, sepse sonte e gjithë bota ishte duke e vështruar atë, teksa po jepte imazhin më të mirë të mundshëm për vendin tonë, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button