Braniteli Angelov i dorëzoi kërkesat e tij në Prokurori

Kryetari i “Dinjitetit” Stojançe Angellov ka dorëzuar 6 kërkesa në Prokurori, lidhur me komunikatën e 3 shkurtit, për mospublikimin e materialeve nga ana e RTVM-së.

Angellov kërkon që përveç dorëheqjes së menjëhershme të prokurorit Marko Zvërlevski, prokuroria të tërheqë edhe vendimin eventual për ndalesën e publikimit të bisedave telefonike që publikon opozita, edhe pse nga ky institucion ende nuk janë prononcuar nëse ka një vendim të tillë.

“Njëri nga redaktorët e MTV-së, Goran Petrevski, u arsyetua se me komunikatë të Prokurorisë Publike u është ndaluar publikimi i përmbajtjes së bisedave që i publikon opozita. Sot nga Prokuroria kërkojmë të tregojnë se në bazë të cilit vendim kanë lëshuar atë komunikatë, me të cilën ndalojnë publikimin e bisedave që publikohen nga opozita. Të shohim cili është ai vendim dhe nëse vërtetë ekziston vendim i tillë, për të cilin dyshoj, sepse mendoj se nuk ka vendim të tillë”, deklaroi Stojançe Angellov, “Dinjiteti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button