PDSH akuzon BDI: fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe propozim ligji për plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit sipas PDSH, janë ligje shfarosëse që kanë për qëllim ti lenë pa nam e pa nishan, pa adresë e pa vatan, të huaj në vendin e vet mbi 200 mijë shqiptarë, gurbetqarët tanë, që për shkak të politikës diskriminuese të kësaj qeverie janë detyruar të ikin nga vendlindja.

“BDI lejoj fillimisht që ligjet të përgatiten nga ministrat ose zv. ministrat e tyre,  e pastaj i miratojnë në qeveri, kurse pasi vijnë në procedurë parlamentare për ti mbuluar gjurmët e krimit bëhen kurse kundërshtojnë, e në anën tjetër sigurojnë kuorumin që ligjet të kalojnë. Kjo lojë e tyre e pamoralshme ju shkakton dëme kolosale shqiptarëve që 10 vite pandërprerë.” tha sot deputeti Gazmend Aliu.

Ai shtoi se Partia Demokratike Shqiptare është kundër këtyre dy ligjeve.

“Ne nuk bëjmë kuorume siç bën BDI-ja, do të jemi deri në fund kundër këtyre ligjeve dhe çdo ligji tjetër që është antishqiptar” tha sot deputeti Gazmend Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button