“Furious 7” së shpejti në kinema

Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Michelle Rodriguez kanë vënë edhe një herë këmbët në pedalet për ndjekje epike të veturave në episodin e fundit të filmit “Furious 7”.

Treshja është kthyer për vazhdimin e franshizës “Fast & Furious” në ekstreme të reja me një seri marifetesh të pabesueshme.

Aktori i famshëm Jason Statham në këtë film luan rolin si vëllai hakmarrës i Owen Shaw-it, Deckard Shaw.

Kërcënimi i Deckardit e detyron Dominic Toretton (Dieselin) që të bashkojë grupin edhe për një mision tjetër.

Ky film do të shënojë paraqitjen e fundit të aktorit Paul Walker në rolin e Brian O’Conner, pas vdekjes tragjike që pësoi në aksidentin me veturë vitin e kaluar, transmeton Koha.net.

Në franshizën “Fast & Furious” marrin pjesë edhe personat e rinj si Iggy Azalea, Kurt Rusell, Djimon Hounsou dhe Nathalie Emmanuel.

“Furious 7” do të hapet më 3 prill në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button