Franca shumë e shqetësuar për situatën politike në Maqedoni

Situata politike në Maqedoni është shumë shqetësuese jo vetëm për Francën por edhe për të gjitha ambasadat e huaja që janë në Maqedoni. Ne shpresojmë që kjo krizë politike sa më shpejtë të ketë epilog që vendi të rikthehet në situatë normale. Kështu e komentoi sot ambasadorja franceze në Shkup, Lorens Oer, situatën politike në vend, transmeton Portalb.

“Rreziku qëndron në atë se në afat të gjatë do të keni pasoja nga mos-funksionimi i institucioneve. Vërtetë duhet sa më shpejtë ta zgjidhni këtë krizë politike. Ne ende ju ndihmojmë që ta bëni ndarjen mes shtetit dhe partive politike dhe do të vazhdojmë me ndihmën tonë për tu siguruar kapacitete institucionale, por kjo gjë duhet të kërkohet nga ne.” tha Oer.

Sa i përket ndihmës nga faktori ndërkombëtar për zgjidhje të krizës, Oer tha që Franca, por edhe Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë plan sekret apo ndonjë strategji konkrete të cilën mund tia ofrojë Maqedonisë.

“Kjo është krizë politike mes dy partive dhe është shumë vështirë të ndërmjetësohet. Kjo krizë do të ketë pasojat afatgjate në Maqedoni prandaj duhet të zgjidhet. Ne nuk mundemi si ambasadorë apo si faktor i jashtëm të ndërhymë mes dy partive politike dhe të themi “bëni kështu ose ashtu”. “tha Oer transmeton Portalb.

Ajo shtoi se personalisht nuk ndjehet e kërcënuar nga skandali i përgjimeve pas pyetjes së Portalb nëse ndjehet e kërcënuar nga përgjimet që u janë bërë edhe ambasadorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button