Nokia sjell aplikacionin Here Maps

Nokia më në fund ka vendosur të lançojë platformën e saj të hartave dhe navigimit Here. Ky version do të jetë i disponueshëm për iPhone, ndërsa versioni për Android u lançua 3 muaj më parë. Vetëm në pak kohë, aplikacioni Here në dyqanin e aplikacioneve Google Play arriti 3 milion shkarkime dhe kompania pretendon që edhe versioni për iPhone do të ketë të njëjtin sukses.

Por pas këtij lançimi fshihet një rrugë e vështirë. Fillimisht ky aplikacion u bë i disponueshëm në iOS në vitin 2012 por u hoq sërisht një vit më vonë për shkak të problemeve të përshtatjes më përditësimin iOS 7 për ty rikthyer përsëri. Si një nga 4 platformat më popullore të hartave online, përkrah Google, TomTom dhe OpenStreetMap, Here ka një impakt të gjerë botëror. Gjithashtu Here është një lojtar i rëndësishëm në fushën e automjeteve. Platforma e hartave të Nokia përdoret në 80% të sistemeve GPS të navigimit.

Përdoruesi mund të shkarkojë kontinente, shtete, apo pjesë specifike të tyre. Nëqoftësi jeni i njohur me Google Maps, atëherë aplikacioni Here i Nokia do të jetë shumë më i thjeshtë për tu përdorur.

Lajme të ngjashme

Back to top button