Blero në bashkëpunim me artistë internacional

Blero në bashkëpunim me Noizyn? Jo jo kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Lajmi i cili ka dalur në mediat roze se këngëtari më IN i momentit Blero Muharremi dhe reperi nga Shqipëria Noizy do të sjellin një këngë duet nuk është real.

Indeksonline nga burime të afërta me këngëtarin Blero ka mësuar se ky ai është në përgatitje të bashkëpunimeve të reja por kësaj here jo me artistë shqiptar po me ata internacional duke bërë kështu që Blero të dëpërtojë edhe jashtë kufinjëve të tregut muzikor shqiptar.

Ndryshe, Blero me bashkëpunimin e tij të fundit me Shkurte Gashin ka arritur që t’i mbledh mbi 3 milion e 700 mijë klikime në Youtube. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button