Top 10 skuadrat më dominuese në Evropë

Skuadra gjermane, Bayern Munich është skuadra që posedon më së shumti topin në Evropë, duke lënë mbrapa të gjitha skuadrat tjera, shkruan “Huawei Team Ranking”.

Lojtarët e Bayernit këtë sezon e kanë mbajtur topin mbi 71 % të kohës duke u renditur në vendin e parë.

Në vendin e dytë renditet Barcelona me vetëm 1 % më pak, që i bie 70 % është mesatarja e posedimit të topit për një ndeshje.

Në vendin e tretë është PSG me 64, ndërsa në vendin e katërt Roma me 63 %.

Dy skuadrat nga Manchesteri, Unitedi dhe City renditen në pozitën e pestë me 60 %, ndërsa top dhjetëshen e përmbyllin, Juventus, Real Madrid, Inter dhe Marseille me 59 % posedim të topit.

Lajme të ngjashme

Back to top button