Bosch: Kosova ka nevojë për Gjykatën Speciale

Ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch ka thënë se Kosova ka nevojë për një Gjykatë Speciale, dhe se refuzimi i saj që po bëhet nga ana e opozitës nuk është i mirë , pasi që sipas tij çështjet e përmendura për tu trajtuar nga kjo gjykatë, do të kalonin në një gjykatë që do të themelohej nga Organizata e Kombëve të Bashkuara , dhe aty ka shtete sipas Bosch që nuk janë aq miqësore me Kosovën.

“Natyrisht që ju duhet Gjykata Speciale, sepse pak a shumë është vendosur se duhet ta keni atë, sepse po që se do ta refuzonit, do të ishte shumë keq për vendin tuaj, marrë parasysh se Gjykata do të themelohej nga OKB pastaj”, ka thënë Bosch.

Ndërsa i pyetur për rikthimin e Listës Serbe në institucionet e vendit, Bosch ka thënë që nuk varet nga dëshira dhe mendimi i tij rikthimin i kësaj liste, duke thënë se sipas kushtetutës është e përcaktuar që të ketë në parlament,qeveri dhe institucione të tjera edhe prezencë të komunitetit serb.

Sipas ambasadorit holandez, dy çështjet kryesore që duhet të fokusohet qeveria dhe institucionet vendore kanë të bëjnë me krijimin e vendeve të punës si dhe me sundim të ligjit që sipas tij nënkupton luftimin e korrupsionit.

Bosch para studentëve ka folur edhe migrimin ilegal të kosovarëve në vendet e BE-së, duke thënë se ky proces do të dëmtoj procesin e liberalizimit të vizave si dhe ka përsëritur faktin se BE-në nuk jep azil për vendet si Kosova, i cili tashmë është i sigurt.

“Mendoj që gjasat janë vetëm 1% mund të jepet azil, që d.m.th duhet të gënjeni shumë dhe të thoni se sa rrezik është të kthehesh në Kosovë, por njerëzit që ju marrin në intervistë do ta dini kur gënjeni, prandaj dhe mundësitë për të qëndruar janë pothuajse zero”, ka thënë Bosch./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button