Zaev: Askush nga qeveria nuk është thirrur për bisedime në prokurori

Askush, as Gruevski, as Mijallkov, Goran Gruevski, Jankullovska, Janakievski… askush nuk është paraqitur në Prokurorinë Publike për deklaratë, deklaroi para Prokurorisë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

“Ne nuk besojmë në këtë gjykatë dhe prokurori të korruptuar, por ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë duhet të respektohet. Vetëm ne nga opozita jemi thirrur në prokurori, por askush nga qeveria. Asnjë procedurë deri më tani nuk ka filluar, dhe kjo është dëshmi për drejtësi selektive në Maqedoni”, deklaroi Zaev.

Deri më tani anëtarët e LSDM-së kanë dorëzuar paraqitje penale lidhur me aferën e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button