“Magjar Telekom” do të hetojë rastin me përgjimet

“Mgjar telekom” planifikon hetimin e rastit me përgjimet që do ta bëjnë konsultant të jashtëm në firmëen e saj si motër në Maqedoni, thotë për Dojçe Vele zëdhënësja e Dojçe telekom, Elpida Trizi. Shkaku i hetimit janë dyshimet për rolin e Telekomit në aferën e përgjimeve që në Maqedoni e hapi Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Që në publikimin e bombave të para Zaev vlerësoi se përgjimi masiv i mbi 20 mijë qytetarëve nuk ka mundur të zhvillohet pa lejen dhe pa dijen e operatorëve të telefonisë mobile, dy operatorëve më të mëdhenjë në Maqedoni, T-Mobil dhe VIP.

Në një nga bisedat që prezantoi Zaev, ministri për transport, Mile Janakievski, kërkon nga anëtari i Bordit drejtues të T – Mobil, në ditën e zgjedhjeve të ndërpritet numri i telefonit që shfrytëzonte opozita. Në një bisedw tjetër, njeriu i parë i T-Mobil, Zharko Lukovski kërcënohet se do të lëshojë nga puna ata që nuk do të votojnë për partinë qeverisëse.
Nga “Dojçe telekon” , refuzojnë të kometojnë ngjarjet konkrete, por Trizi thotë se problemi u është i njohur.

“Megjithatë duhet të keni parasyshë atë se Dojçe telekom nuk është e involvuar drejtëpërdrejt në Maqedoni, por nëpërmjet Magjar Telekom që janë akcionerët direkt në këtë rast”, thotë Trizi.
Ajo thotë se jemi në kontakt me kompetentët në firmat si motra, Magjar telekom. Kjo kompani planifikon hetim nëpërmjet emërimit të konsultantëve të jashtëm .

Lajme të ngjashme

Back to top button