Deputetët e miratuan Ligjin për transformim të marrëdhënies së punës

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 39­të e miratoi Ligjin për transformim në marrëdhënie të rregullt pune.

Qëllimi i ndryshimeve ligjore mes tjerash është rregullim i transformimit në marrëdhënie të rregullt në kohë të pacaktuar pune edhe për personat të cilët kanë pasur ndërprerje të marrëveshjes me të cilën janë angazhuar për kryerje të punës për shkak të shtatzënisë ose lindjes, por të cilat kanë marrëveshje të vlefshme në momentin e transformimit të marrëdhënies së punës.

Parashihet që transformimi i marrëdhënies së punës në kohë të pacaktuar të zbatohet edhe për personat të cilët kanë ndërprerje të marrëveshjes me të cilën janë angazhuar për kryerje të punës për shkak të shtatzënisë ose lindjes në momentin e transformimit të marrëdhënies së punës dhe të cilat kanë pasur marrëveshje për angazhim në institucion për tre muajt e fundit që drejtpërdrejtë paraprijnë në ndërprerje për shkak të shtatzënisë ose lindjes. Me ndryshimet parashihet që të formohet Komision i cili do të japë vërtetim për kushtin dhe kohëzgjatjen e periudhës për ndërprerjen për shkak të shtatzënisë ose lindjes.

Do të rritet afati në të cilin institucionet janë të obliguar të arrijnë marrëveshje për krijimin e marrëdhënies së punës në kohë të pacaktuar, gjegjësisht të sjellin vendime për punësim me personat e angazhuar me marrëveshje. Në rend dite janë edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Liljana Zaturoska, Olga Najdenovska. Propozim ligji për ekonomi të ujit, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për kooperativat bujqësore, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për aktivitete hidrometeorologjike, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për inspektim teknik dhe Propozim ligji për plotësim Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, të gjithë në lexim të parë.

Kuvendi pritet ta konstatojë edhe nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për paraqitjen e qëndrimit të përhershëm dhe të përkohshëm të qytetarëve dhe të Ligjit për letërnjoftim. Në këtë seancë në rend dite janë edhe vendimet për miratimin e Planit financiar të Radio televizionit të Maqedonisë për vitin 2015, të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2015 dhe të Programit vjetor për punë të Agjencisë për Posta për vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button