Shqipëria e Maqedonia me marrëveshje bashkëpunimi kulturor deri më 2020

“Në kontributin e historisë së kulturës shqiptare e maqedonase, do të intesifikojmë marrëdhëniet midis dy vendeve, duke ndërmarrë aksione konkrete me një vullnet të përbashkët për ngritjen e kulturës në çdo fushë”, ka theksuar veç të tjerash gjatë konferencës ministrja Mirela Kumbaro, njofton Kultplus.

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kanceska Milevska, pasi ka vizituar gjatë ditës Tiranën, ka realizuar edhe një takim me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë të cilit dy ministret kanë nënshkruar edhe një protokoll bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjatë konferencës për shtyp, Milevska dhe Kumbro janë shfaqur entuziaste në nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila në njërën prej pikave të saj, sipas ministres Kumbaro, synon të hartojë një projekt të përbashkët në restaurimin e monumenteve në institutet e monumenteve të kulturës.

“Në kontributin e historisë së kulturës shqiptare e maqedonase, do të intesifikojmë marrëdhëniet midis dy vendeve, duke ndërmarrë aksione konkrete me një vullnet të përbashkët për ngritjen e kulturës në çdo fushë”, ka theksuar veç të tjerash gjatë konferencës ministrja Mirela Kumbaro.

Nga ana tjetër, edhe ministrja Elizabeta Kanceska Milevska, pasi theksoi se nënshkrimi i dokumentit vlen deri në vitin 2020 dhe se deri më tani janë realizuar mjaft projekte të përbashkëta të suksesshme, sqaroi se “kemi biseduar edhe më pare, por edhe sot, me Kumbaron për realizimin e projekteve shumë të rëndësishme në fushën e kulturës, atë të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, bashkëpunimit në teatër, muzikë e folklor dhe çdo lloj zhanri artistik”.

Vullneti i përbashkët për ngritjen dhe përkrahjen nëpërmjet programeve kulturore të pakicave maqedonase në Shqipëri dhe atyre shqiptare në Maqedoni, qe një ndër pikat kyçe të takimit, e evidentuar edhe nga ministrja Milevska.

Sakaq edhe në fushën e kooproduksionit priten të realizohen në vijimësi të marrëveshjes mjaft bashkëpunime ndërkufitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button