LSDM konfirmon se nuk ka pazare me partitë shqiptare për bisedat e përgjuara

Duke iu referuar zyrtarëve të LSDM-së, Dnevnik shkruan se kjo parti mohon të jetë kontaktuar nga partitë shqiptare, në lidhje me përgjimet që ajo posedon.

Zyrtarë të LSDM-së thanë për “Dnevnik” se publikimi i përgjimeve po vazhdon sipas strategjisë së paracaktuar dhe se asnjë parti ose individ nuk do të kursehet.

“LSDM zbardh provat në mënyrë publike, në përputhje me strategjinë e planifikuar me kujdes. Kështu dhe do të vazhdojmë. Provat që tregojnë krim, veprime të paligjshme dhe sjellje joetike në dëm të shtetit, do të publikohen të plota. Askush nuk do të kursehet. Kjo është më se evidente nga provat e publikuara deri tani”, thanë zyrtarë socialdemokratë për gazetën maqedonase.
Deklarata e tillë e LSDM-së pason spekulimet se kjo parti është komunikuar nga partitë shqiptare për t’i kërkuar mospublikimin e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button