Meshkujt më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës

Sipas studiueseve thuhet se burrat janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës.

Këta kanë 70 për qind më tepër shanse të vdesin nga kanceri i lëkurës se sa femrat, edhe pse numri i burrave dhe grave që diagnostikohen me këtë sëmundje është i njëjtë.

Është i ndryshëm vendi ku meshkujt dhe femrat kanë shenjat e kancerit të lëkurës, melanomës. Burrat në gjoks dhe shpinë, kurse gratë nëpër këmbë dhe krahë, bën me dije Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Britaninë e Madhe.

Një gjë është e përbashkët dhe mirë që të zbatohet sipas këshillave të mjekëve, që si meshkujt edhe femrat të përdorin krem mbrojtës kur dalin në diell. Sipas studiueseve, kjo ndodh ngaqë burrat nuk i drejtohen menjëherë mjekut kur kanë shenja të sëmundjes. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button