fbpx

Plenumi studentor: Nuk duam tableta, por konvikte

Paralajmërimet për tableta për çdo student që ka më pak të ardhura financiare mujore në familje, janë reforma vetëm sipërfaqësore ndërsa arsimit të lartë i nevojiten investime dhe ndihma të vazhdueshme financiare. Kështu reagojnë nga plenumi studentor për paralajmërimet e kryeministrit Nikolla Gruevski për një dhuratë të këtillë.

Sipas studentëve këto dhurata janë vetëm përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta në arsim.

‘Duam kushte njerëzore në konvikte, duam literaturë të duhur dhe bashkëkohore në gjuhën maqedonase apo laboratori për fakultetin teknik dhe natyroro-shkencor, duam asistent, duam ushqimore, duam benficione studentore, duam transport publik pa pagesë. Duam të dimë a do të gjemë punë në vendin tonë. Kur të plotësohen këto atëherë edhe tableta do të kishte kuptim”, thonë nga Plenumi studentor.

Lajme të ngjashme

Back to top button