Një këmishë xhins dhe…. mjafton

 

 Si ta kombinosh veshjen më trendy të pranverës?

Një ndër veshjet më praktike, më trendy dhe më të bukura të propozimeve të stilistëve për këtë pranverë është këmisha xhins. Ka filluar të vishet në fund të vitit të kaluar, por ky sezon e sjell më të përhapur. Këmisha xhins është copa perfekte për t’u kombinuar me çdo lloj veshjeje: fund, pantallona (të gjata e të shkurtra), por po ashtu, ajo mund të kombinohet edhe me vetë pantallonat xhins, duke krijuar rehati e komoditet absolut.

Këmisha xhins është një veshje e pazëvendësueshme, shumë praktike, e thjeshtë, sharmante dhe e përshtatshme me çdo lloj kombinimi. Me fund veror apo lëkure, me pala, rrjetë, pambuk, maksi apo mini, me pantallona me lule apo edhe e hapur me një fustan të lehtë… këmisha xhins është e përkryer për çfarëdo kombinimi!

Këmishën xhins mund ta veshësh edhe në stilin casual, në përditshmëri ose nëse do të dukesh më urbane, ndërsa ke vendosur të dalësh darkave, shtoji një aksesor dhe kombinimi i saj do të ishte perfekt.

Për të rënë në sy, këmishën xhins mund ta veshësh me shumë ngjyra: fund të kuq, sandale me ngjyra të ndezura apo një çantë gold. Ja disa propozime që mund të të ndihmojnë për të kombinuar këmishën xhins, duke filluar që nga Gisele Bündchen, Jonida Maliqi apo Armina Mevlani.

Lajme të ngjashme

Back to top button