BDI shpalosi moton e Kongresit të radhës

Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi sot se motoja e Kongresit tematik që do të mbahet më 28 dhe 29 mars 2015 në hotelin Holiday Inn në Shkup është BASHKË…

“Motoja që do të përcjellë punimet e Kongresit Tematik është vazhdimësi e politikave tona që nga themelimi gjer më sot dhe simbolizon njësinë e BDI-së me popullin gjatë gjithë veprimtarisë tonë politike dhe kombëtare” thonë nga kjo parti.

Të gjitha kontributet profesionale mbi imazhin viziv janë të realizuara nga artisti Zeni Ballazhi nga Kërçova.

Zeni Ballazhi njihet si autori i llogos zyrtare të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të Ditës së Flamurit Kombëtar. Ballazhi ka kryer në Akademinë e Arteve Vizuale në Tiranë (Shqipëri), gjatë viteve 1993-1998, ndërsa studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Arteve të Prishtinës (Kosovë) në periudhën 1998-2000. Pas studimeve ka kryer kurs specializimi në Artet Vizuale në “Oslo National College of the Arts”, “ONCA” në Norvegji (2000).

Temat e Kongresit janë: integrimet euroatlantike dhe fqinjësia e mirë, qeverisja e mirë dhe demokracia konsensuale si dhe zhvillimet ekonomike dhe mundësitë e barabarta.

Ndër mysafirët e lartë tashmë të konfirmuar janë Daniel Serwer, Peter Feith, Alexandros Malias, Erwan Fouere, Erhard Busek dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button