fbpx

Qeveria nuk e din se cila kompani vendore po ndërton gazsjellësin që kushton 75 milion dollarë

Cilat kompani vendore fitojnë një pjesë të kulaçit me vlerë prej 75 milion euro për ndërtimin e gazsjellësit nacional? Edhe pse paralajmërimi për fillimin e punimeve ishte mbresëlënës, me praninë e gjithë garniturës qeverisëse të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, por serish deri më tani askush nuk tregon se cilat janë ato kompani vendore që po punojnë në këtë projekt.

Në paralajmërim vetëm përmendet se projektin do ta punojë kompania ruse ‘Strojtransgas”.

Gypat e gazit e Klleçovcë janë vendosur në teren, kur qeveria e paralajmëroi mega projektin, para tre ditëve. Por ende nuk dihet se kush është kompania që ka bërë importin e gypave e gypave të gazit.

“Faktor”, ka kërkuar nga të gjitha institucionet kompetente përgjigje për këtë pyetje, por të gjith kanë deklaruar se ato nuk dinë pasi që nuk janë kompetent për këtë projekt.

Lajme të ngjashme

Back to top button