fbpx

Partitë shqiptare me vlerën e një llambe të djegur

Rrjedha e ngjarjeve që gati çoi në krizë politike në Maqedonia, përcaktoi qartë aktorët e kësaj skene që në emër të problemeve politike që vetë i sajojnë të paraqiten njëkohësisht edhe si vetflijues për interesat e shtetit. Nëse raporti për ngjarjet e 24 dhjetorit kërkonte vetëflijuesit për hir të fajësisë që kishin, ngjarje tjera si ligji për mediat dhe shumë cështje tjera të komisioneve të ndryshme parlamentare po zhvilloheshin pa aktoret e politikës shqiptare. Nuk është hera e parë ku pas skenave të nxehta politike përfaqësuesit politik shqiptarë të paraqiten krejtësisht në rolin e aktorëve anonim.

Një veprim i tillë icili më është thuajse një dukuri e zakonshme për opinion e gjerë, vlerësohet si paaftësi dhe e politikës shqiptare nga kuadro të ndryshëm.

Politikologu Roland Amzai, thekson, se çështja e parë është vetëzolimi i partive ne pushtet sidomos i asaj shqiptare BDI e cila duke qene gjate kohe ne pushtet i ka shkëputur lidhjet me linjat e veta politike.

“Duke e shtruar ne ” ideologjinë ” e saj domosdoshmërinë për qëndrimin e saj ne pushtet sepse vetëm ajo është e aftë të përfaqësojë dhe të prodhoje rend politik dhe duke i konsideruar alternativat  tjera si te rrezikshme , ajo harron përkatësinë e vete rrënjësore qe është procesi i pakthyeshëm dhe permanent i demokracisë , i përfaqësimit te shqiptareve ne këtë vend, për pasoje ajo nuk arrin te krijoje as fuqi e as presion ne Qeverinë e Gruevskit.” thekson politikologu Roland Amzai.

“Fillimisht mendoj se arsyeja bazë e anashkalimit te partive shqiptare në vazhdimësi është sepse ato nuk kane reaguar asnjëherë për këtë injorim qe po ju bën qeveria e Maqedonisë, ndërsa unë vlerësoj se kjo mund te vijë si pasojë e dy elementeve te rëndësishëm dhe atë e para është se ne shqiptaret përfaqësohemi nga persona jo profesionalë në sferat e ndryshme në Qeverinë e Maqedonisë dhe e dyta sepse ka gjasa që të jene të zhytur në ujërat e korrupsionit dhe në këtë mënyrë u kushtëzohen lëvizjet dhe veprimtaria. Fatkeqësisht partitë shqiptare nuk funksionojnë mbi bazat e sistemit demokratik” thekson Drilon Musai, inxhinjer i informatikës.

“Partitë shqiptare kanë keqpërdorur besimin e popullatës dhe duke shfrytëzuar një masë të pa asrimuar te njerëzve qe i votojnë ato i kanë ulur shumë “pazarin” cështjes shqiptare dhe kane defaktorizuar shqiptaret si asnjëherë me pare” shprehet Nehat Rushiti nga Kumanova.

“Gruevski po luan pastër rolin e një diktatori. Ai po shfrytëzon naivitetin e partive shqiptare te cilat i ka instrumentalizuardhe i përdor ashtu si te këtë dëshire dhe nevoje. Shqetësues është fakti se edhe popullata shqiptare nuk po reagon ndaj këtij fenomeni nëncmues qe po ju behet shqiptareve përmes partive te tyre politike” vlerëson Edmond Isaku, student i arkitekturës. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close