Tubimi i VMRO-DPMNE-së, vulosi dështimin politik të Gruevskit?

Tubimi i VMRO-DPMNE-së që u mbajt në sallën “Boris Trajkovski” vendosi vulën e dështimit politik të Gruevskit, thonë analistët. Sipas tyre tubimi dhe fjalimi i kryeministrit Nikolla Gruevski u zhvillua me avazin e vjetër për të shprehur unitetit dhe përkrahjen njollojë si në fushatë elektorale.

Në fjalimin e tij, lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, nuk kishte entuziazmin e më parshem dhe koncept ai shfaqi disa mundësi që në parim janë të afërta me kërkesat e opozitës, thonë analistët.

Albert Musliu thotë për Portalb se Gruevski në fjalimin e  tij foli për do gjera që në koncept janë të ngjashëm me kërkesat e LSDM-së.

Sipas Gruevski në fjalimin e tij për herë të parë foli për një qeveri kalimtare, apolitike që në njëfarë mënyre si koncept është i ngjashëm me kërkesën e LSDM-së për qeveri kalimtare.

Me tepër se kaq, sipas Albert Musliut, tubimi i VMRO-DPMNE-së, i ishte dedikuar anëtarësisë së vetë për të rirreshtuar radhët pas goditjeve të rënda që mori nga LSDM-ja.

“Kjo mënyrë e veprimit është tendencë e lidershipit të VMRO-DPMNE-së, por përpjekja për të treguar unitet dhe përkrahje nuk kishte luksin e dhe entuziazmin që kanë pasur në të kaluarën. Nuk pati ndonjë atmosferë pozitive as të lidershipi i VMRO-DPMNE-së dhe as të pjesëmarrësit në tubim”, thotë Albert Musliu.

Parim Marku thotë për Portalb se tubimi i VMRO-DPMNE-së, ishte momenti i  një kampanjë parazgjedhore të nisur shumë kohë përpara shpalljes së zgjedhjeve edhe pse diskursi i Gruevskit që nga fillimi i kësaj krize ishte se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ait hotë se Gruevski me këto tubime po rirreshton partinë, po mbledh rreth vetes të gjithë njerëzit kyç të kësaj qeverisjeje duke dhënë mesazhin e qetësisë dhe rendit të zakonshëm të sendeve, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky mohim i të vërtetës është i nxitur nga mospërfillja totale ndaj opozitës dhe sidomos ndaj liderit të saj, siç e ka dëshmuar shumë herë këto vitet e fundit.

“Por mendoj që harron që kjo mospërfillje përçohet edhe tek faktorët tjerë të kyçur në këtë lojë politike: në radhë të parë zgjedhësit e vet, mandej faktorin ndërkombëtar, dhe të gjitha sistemet funksionale dhe organizative të shtetit. Te gjitha këto duken sikur dalin të humbura nga mënyra se si ai po mundohet ta drejtojë situatën. Megjithatë mendoj që fuqia e Gruevskit është akoma fuqishëm të diktojë se si do të përfundojë e gjithë kjo krizë. Shikoni vetëm lëvizjet e fundit të tij kundrejt partive shqiptare: indiferenca në dukje e BDI-së dhe afrimi i PDSH-së drejt qeverisë janë sinjale që VMRO dhe Gruevski e kanë nën kontroll situatën politike në vend”, thotë Marku.

Mersel Bilalli thotë për Portalb se tubimi i VMRO-DPMNE-së, vulosi dështimin politik te Gruevskit.

“Informatat e mia flasin për presion për masivizim përmes listave dhe kërcënimeve, me sugjerime qe te duartrokasin sa më shumë. Por, ajo nuk ndodhi. Në diskutim nuk pati ndonjë mesazh që vlejnë të komentohet, madje as ajo se qeveria kalimtare mundet por pa VMRO-në. Mendoj se afrohet dita kur do te kemi një qeveri kalimtare apo të ekspertëve, të cilën partitë politike do të duhet ta lënë te qete”, thotë Mersel Billli.

“13 faqe parulla boshe”, kështu e vlerëson fjalimin e  djeshëm të kryeministrit Nikolla Gruevksit në tubimin e VMRO-DPMNE-së, në Shkup, profesoresha Mirjana Najçevksa.

“Gruevski në fjalimin e tij nuk mohoi se MPB ka pasur shtab të VMRO-DPMNE-së, nuk mohoi se policia se polica është përdorur për qëllime partiake në zgjedhje dhe nuk mohoi se ka pasur presion ndaj administratës dhe se janë keqpërdorur romët dhe fëmijët pa prindër”, tha Najçevksa.

Lajme të ngjashme

Back to top button