PLD: Ministria tre muaj hesht për sëmundjen e Tularemisë

“ Maqedonia është nën kërcënimin nga epidemia Tularemia, ndërsa ministria e shëndetësisë tre muaj po heshtë për sëmundjen që e përhapin minjtë. Rajoni i Shtipit dhe Velesit numërojnë dhjetëra të sëmurë, dhe ku ta dish sa presin për tu vërtetuar, ndërsa institucionet kompetente ende nuk kanë përgjigje çfarë uji pinë këto rajone, prej nga ka ardhur kjo sëmundje”, thonë nga Partia Liberal Demokrate (PLD).

Nga partia për herë të dytë e ftojnë ministrinë e shëndetësisë që të ndërmarrë masa kundër kësaj sëmundje.

“Epidemiologët dalin në teren pasi të regjistrohet rasti, por kjo është shumë vonë”, thonë nga PLD.

Nga PLD apelojnë deri te ministria e shëndetësisë që në koordinimi me qytetin e Shkupit të bëjë dezinfektim të rajoneve të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Lajme të ngjashme

Back to top button