Mision i pamundur: Edhe të huajt edhe Zvrlevski në Prokurori

“Së pari dorëheqje nga Marko Zvrlevski, e më pas ekspertë ndërkombëtarë”, është qëndrimi i përgjithshëm dhe kushti i partive opozitare në krye ne LSDM-në në lidhje me ftesën që Prokuroria publike e dorëzoi deri tek organet e BE-së për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët do ta vëzhgonin punën e prokurorëve në rastet “Puçi” dhe “Përgjimi”.

-Ne lidhur me këtë çështje kishim qëndrim të qartë dhe të prerë para se Prokuroria publike të ndërmerr hapa të tilla, e kjo është që Marko Zvrlevsk të jep dorëheqje e më pas të mund t’i shqyrtojnë opsionet e tilla për vëzhgim ndërkombëtarë. Zvrlevski nuk ka kredibilitet që të udhëheq Prokurorinë publike- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Duke komentuar nismën e Prokurorisë publike, Shilegov përmendi fjalimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, në tribunën e VMRO DPMNE-së ku ai tha: “Zaev kërkon prokuror të ri. Për ne është e rëndësishme që ai të sillet konform ligjit. Unë jam i bindur se prokurori i tanishëm këtë po e bën. Përndryshe, dëshmi të tilla ka kundër Z.Z saqë edhe vëllai i tij të ishte prokuror, nuk do të ndihej mirë kur t’i sheh dëshmitë”.

-Prej ku e din Gruevski se çfarë dëshmi ka prokuroria kundër Zoran Zaevit? Kjo tregon çdo gjë”- tha Shilegov.

Edhe krahas tentimeve të shumtë që të marrim qëndrim lidhur me këtë çështje nga VMRO DPMNE, prej atje askush nuk u përgjigj në thirrjet telefonike.

Partneri i koalicionit në pushtet nga blloku shqiptare, BDI kërkoj ekspertë ndërkombëtarë jo vetëm për zgjidhje juridike, por edhe për atë politike të situatës pas rastit “Puçi” dhe përgjimeve.

-Përshëndetim këtë hap të Prokurorisë publike, që është në pajtueshmëri me kërkesat primare të BDI-së e në drejtim të zgjidhjes së krizës. Konsiderojmë se ekspertë ndërkombëtarë nevojiten jo vetëm për zgjidhje juridike, por edhe ekipe politike ekspertësh, që do të ndihmonin dhe ndërmjetësonin në tejkalimin dhe zgjidhjen e situatës aktuale politike në vend- deklaroi për “Meta” Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i komunës Qendër dhe ish kryetari i PLD-së, Andrej Zhernovski, javën e kaluar pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve në vend, Xhes Bejli, theksoi qëndrimin për nevojën e një prokurorit të ri të pavarur ndërsa procesi të vëzhgohet nga “jashtë”.

-Hapi i parë, shumë i rëndësishëm, do të mund të jetë emërimi i ndonjë personi i cili do të jetë prokuror i pavarur publik në Maqedoni. Jam i sigurt se mbështetje për ide të tillë ka ndërsa i tërë procesi të vëzhgohet nga jashtë që qytetarët të kenë përshtypje se i tërë procesi do të jetë korrekt dhe jam optimist i madh se po mendohet në këtë drejtim dhe se mund të gjejmë zgjidhje- deklaroi Zhernovski.

Profesori universitar Gordan Kallajxhiev konsideron se edhe me këtë hap prokuroria vështirë se do ta kthej besimin në opinion.

-E para, kreu i prokurorisë është vendosur nga persona të përfshirë në aferë dhe e dyta tanimë ka marrë anë dhe nuk mundet me “transparencë” të këtillë ta kthejë besimin në opinion- thotë Kallajxhiev për “Meta”.

Prokuroria publike, javën e kaluar, përmes njoftimit, informoi se ka dërguar “ftesë zyrtar deri tek organet e BE-së për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë në hap me punën e prokurorëve publik pas lëndëve aktuale”.

“Vendimi i tillë është pasqyrim i qëndrimit të fortë se prokurorët publik veprojnë në përputhshmëri me ligjet dhe se opinioni nuk ka arsye për dyshim për veprimin e tyre. Mundësimi i ekspertëve ndërkombëtarë të jenë në hap me këtë pas lëndëve është vetëm shkaku i transparencës së plotë gjatë funksionimit dhe largimit të dyshimeve eventuale në objektivitetin e veprimit tonë”- qëndron në njoftimin e Prokurorisë publike.

Nenet 106 dhe 107 nga Kushtetuta  kanë të bëjnë me punën e Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button