‘Parcelat’, Gruevski mohon akuzat

Kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar akuzat nga LSDM-ja duke i quajtur të pavërteta dhe të montuara incizimet e publikuara në bombën e 10.

“VMRO përgënjeshtron ashpërsisht pohimet, të cilat janë të pavërteta dhe të shpikura nga Zoran Zaev, së gjoja kryeministri ka blerë troje ndërtimore. Këto supozime janë tërësisht gënjeshtra dhe konstruksione, qëllimi i të cilave është i qartë, komprometimi im, si pjesë e skenarit që ky njeri po përpunon. Siç duket, meqenëse efekti nga kjo që po bën Zoran Zaev është larg asaj që ata pritnin, ai gjithnjë e më shumë ngecë në konstruksione të reja dhe në këtë mënyrë dëshiron ta shpërqendrojë vëmendjen nga përgjegjësia e tij personale e mbështetur në abuzime dhe vepra të rënda penale“, thuhet në kumtesën e kryeministrit Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button