Fondacioni Dauti organizon “Mbrëmje Poetike”

Fondacioni Dauti në realizimin e platformës kulturore organizon “Mbrëmje Poetike” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 mars.

Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni Dauti shpall konkurs letrar në poezi ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të poetët e rinj nga mosha 15 deri 25 vjeç.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet të i dorëzojnë deri më 18 mars 2015, në postën elektronike të Fondacionit Dauti [email protected] .

Juria do të bëj përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2015, në Qendrën Kulturore Informative (QIK) me fillim në ora 17:00.

 

Me këtë rast do të shpallen fituesit e tre çmimeve të para nga juria e krijuar duke marrë në konsideratë edhe vlerësimin e publikut.

Vlera e çmimit të parë është 6000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë dhe vlera e çmimit të tretë 2000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button